BERAT- Pas vdekjes në spitalin e Beratit të vogëlushes 3-vjeçare, shefi i Pediatrisë nxjerr të tjera detaje nga ngjarja në fjalë. Vladimir Kumarakut theksoi se spitali ende nuk ka një diagnozë të sëmundjes që shkaktoi vdekjen e vajzës, ndërsa theksoi se ky rast ishte i panjohur më parë për mjekët.

Sipas tij, prindërit e fëmijës nuk pranuan të kryenin autopsinë e të miturës, e cila do të nxirrte edhe shkaqet e vdekjes. Ndërkaq, daja e vogëlushes, Bedri Muhedini vijon akuzat ndaj mjekëve, që sipas tij i trajtuan shumë keq familjarët dhe nuk I dhanë ndihmën e duhur fëmijës. Sipas tij humbja e besimit te mjekët, i çoi te vendimi për të mos pranuar kryerjen e autopsisë.

Disa ditë pas vdekjes së vajzës 3-vjeçare prindërit e saj, Anila dhe Xhevair Dërrasa, denoncuan mjekët për neglizhencë në ndjekjen e rastit. E mitura po ndiqej në pediatrinë e Beratit si pasojë e një viroze, por pësoi komplikacione pas marrjes së një serumi. Një ditë më parë nisi procedimi penal ndaj mjekes së repartit Shpresa Karkanjozi, e cila ndiqte vajzën prej një jave.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb