Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje ekspertët mjeko-ligjore që kryen aktin e fëmijës 3 vjeç që ndërroi jetë të spitali Roland Xhaxhos. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se organi i akuzës po bën analizimin e provave dhe dëshmive per te vendosur riekspertim.

I mituri humbi jetën pas ndërhyrjeve në disa dhëmbë në klinikën private të Xhaxhos. Sipas familjarëve, i mituri është ndjerë keq pasi ka dalë nga klinika dhe ka ndërruar jetë i shtuar në spital. Ata kanë akuzuar mjekun se i ka dhënë mbidozë narkoze djalit, duke i shkaktuar atij dhe vdekjen.

Ngjarja në fjalë ka sjellë reagim të madh në opinionin publik, ndërkohë që rasti po hetohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb