Historia e 3-vjeçarit nga Durrësi që u ‘rrëmbye’ nga gjyshërit e saj është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti.

Në një lidhje telefonike për emisionin ka folur i afërmi i Barie Gjunit, e cila ndodhet pas hekurave bashkë me burrin e saj, Rexhepin. Ai tha se kushërira e tij është shumë e rënduar, e cila vuan jo vetëm humbjen e djalit të saj, por edhe të nipit.

“Nuk kam arritur që të flasë me të pasi janë çështje shtetërore. Gjendja e saj mendore është e keqe, sepse djali që i vdiq, por pasojat që i ka nga kjo ngjarje janë të mëdha. Nipin e ka si mbështetje, shef nipin, sheh djalin. Kur sheh fytyrën e tij, thotë; djalin e kam gjallë. Plus që thashethemet; jo t’u martua nusja. Kjo ndikon. Se di nëse është e vërtetë që të jetë martuar nusja. Është e trishtë. Marrëdhënia e tyre si nuse-vjehërr ka qenë e mirë. Shkonin shumë mirë. Pas vdekjes ndryshuan gjërat. Se di pse. Se di pse arriti kjo punë. Nusja jetoi atje, 5 vite. Se di tani. Para 1 muaj i kam bërë një vizitë në shtëpi. Ajo ishte shumë rëndë mendërisht. Rexhepi, burri i saj, ndoshta e përjetonte pak më ndryshe.”, tha kushëriri i saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb