Zbardhet dëshmia e pronarit të hotelit ku ndodhi ngjarja e rëndë, ku një 34-vjeçar u asfiksua dhe ndërroi jetë në ujërat termale të Treganit në Elbasan.

Duke iu referuar dëshmisë së pronarit të hotelit, gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb, se viktima me inicialet A.P., nga Tirana, bashkë me një tjetër të ri ishin akomoduar në hotel, ndërsa të dy kishin hyrë pa leje në vaskë.

Mësohet se këto vaska sipas rregullave të përcaktuara mbyllen në orën 19:00 zakonisht dhe nuk lejohet futja në vaska pas këtij orari.

NJOFTIMI I POLICISË
Në fshatin Llixhë, Elbasan, pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, pa shenja dhune, shtetasi A. P., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: