Pëllumb Marnikollaj, shqiptari i cili gjeti vdekjen në një komisariat policie në Greqi, ka vdekur si pasojë e shembjes së trurit nga një traumë e rëndë mbi kokë.

Mjekësia ligjore ka përfunduar raportin mbi shkaqet që sollën humbjen e jetës së 29-vjeçarit. Nga të dhënat e siguruara nga autopsia e trupit është konstatuar thyerje e kafkës, shembje e trurit, plagë në kokë, hematoma, dërmishtje të kokës, trupit dhe gjymtyrëve.

Këto dëmtime kaq të rënda, sipas raportit, janë kryer me mjet të fortë, jo i mprehtë. Këto lloj dëmtimesh specialistët i konsiderojnë si mjaft të rënda.

Gjykuar nga të gjitha këto veçori të dëmtimeve, veçanërisht atyre në kokë, specialistët nuk përjashtojnë mundësinë që ato të jenë shkaktuara edhe nga rrëzimi prej një lartësie të madhe.
Familja e Pëllumb Marnikollaj u njoftuar për vdekjen e tij në datën 12 Gusht, 10 ditë pas vdekjes së tij. Ata pretendojnë se i afërmi i tyre është dhunuar nga policia greke, çka ka sjellë si pasojë vdekjen e tij.

Ndërkohë, policia helene pretendon se 29-vjeçari është vetëhedhur nga kati i katërt i rajonit të policisë “Kato Patisia”. Kjo për shkak se ai kuptoi se do të arrestohej për vepra të tjera penale. Marnikollaj kishte shkuar në polici për të firmosur paraqitjen e tij, duke qenë se hetohej në gjendje të lirë, për një vepër penale. Tv Klan

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb