SHBA

Rrjetet sociale “Facebook” dhe “Snapchat” janë bërë tashmë kompanitë më të fundit amerikane që dënojnë vrasjen mizore e raciste të George Floyd, një njeri me ngjyrë që vdiq ndërsa ishte në paraburgimin e policisë në Minneapolis javën e kaluar.

Edhe kompani të tjera janë bashkuar në thirrjet antiraciste, duke mbështetur protestuesit.

“Ne qëndrojmë me komunitetin e njerëzve me ngjyrë në SHBA dhe atyre që janë me drejtësinë. Ne jemi me George Floyd, Breonna Taylor, Ahmaud Arbery dhe shumë të tjerë, emrat e të cilëvë nuk kanë për t’u harruar”, tha Kryeshefi Ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg të dielën vonë.

Zuckerberg tha se Facebook do të vendosë një shumë të caktuar në shërbim të një fushate antiraciste. Vrasja e Floyd ka shkaktuar një valë të madhe protestash në mbarë Amerikën.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se protestuesit po tregohen shumë të ashpër, duke iu bërë thirrje guvernatorëve për dënim të demonstruesve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb