Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona në lidhje me vdekjen e minatorit 29 vjeçar, ngjarje e ndodhur ditën e sotme, në një nga galeritë e kromit në zonën e njohur si Thekën në Martanesh.

Gazetari Enver Doçi, duke iu referuar burimeve, raporton për BalkanWeb se dy minatorët me detyrë vagonist kanë qenë në frontin e punës në momentin që një masiv i madh gurësh është shembur dhe i ka zënë poshtë.

Për pasojë 29 vjeçari Armand Peshku ka humbur jetën në vend, ndërsa 40 vjeçari Hajdar Bala është transportuar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, policia pritet të japë detaje në lidhje me personat përgjegjës të cilët janë shoqëruar në ambjentet e policisë së Bulqizës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: