TIRANE– Rreth 1 vit më parë ndërroi jetë në mënyrë të papritur si pasojë e një ataku kardiak kryekomisari Nikoll Vatnikaj. Ai kishte një karrierë të gjatë prej më shumë se 30 vitesh në polici dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme, si shef i Komisariateve të ndryshme në Tiranë.

Ndarjen nga jeta të kryekomiasarit e kanë përjetuar me dhimbje jo vetëm të afërmit por edhe kolegët. Por ajo që e ka përjetuar më keq është vajza e tij, Desantila, e cila herë pas here e kujton. Së fundmi përmes një postimi në Facebook Desantila tregon se sa shumë i mungon i ati.

“Vetëm une e di se sa me mungon ti, se si ndonje dite perpiqem te jetoj si ti, te bej rruget qe zgjidhje ti, te pi kafen ne vendin tend te preferuar, qe te ndjej se aty afer meje jeton ende kujtimi qe ti i ke lene ketij qyteti. Sepse vend takimi yne ka ndryshuar dhe rruget tona bashkohen vetem kur vij tek ti… Me ka marre malli per gjithcka!” shkruan Desantila e cila është një blogere e njohur.
desantila
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb