Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për vdekjet nga koronavirusi, deklaroi se në të gjitha vendet, është i njëjti fenomen.

Rama thekson se nuk bazohet në opinione, por në mënyrë shkencore.

“Mendoj se vaksinat nuk iu takojnë ekskluzivisht politikanëve, por vaksinat iu takojnë mësuesve, më të moshuarve, forcave të policisë, forcave të ushtrisë. Janë shumë kategori përpara politikanëve. Sa i përket vdekjeve nga koronavirusi, në të gjitha vendet është i njëjti fenomen.

Unë jap shifrat zyrtare dhe që bazohet tek shkenca. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që një vendim që të merret, do merret me afat. Kushtetuesja nuk ka kontestuar vendimin e dhjetë vetëve. Unë jam vartës i Komitetit. Komiteti më urdhëron mua. Basha kishte hipur në një makinë dhe kishte krijuar zonë Covid me dy gishta”, tha Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb