Aktori kanadez Graham Greene ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare nga shkaqe natyrore, konfirmoi menaxheri i tij.
Greene ishte më i njohur për rolin e Kicking Bird në filmin Dances with Wolves (1990), për të cilin mori një nominim për Oscar. Para aktrimit, kishte punuar në ndërtim dhe në një fabrikë çeliku, ndërsa karrierën e nisi në teatër në vitet ’70 në Britaninë e Madhe.
Gjatë karrierës, ai interpretoi në filma të njohur si Thunderheart, The Green Mile, Die Hard with a Vengeance, Maverick, The Twilight Saga: New Moon dhe Wind River.
Greene u nderua me Çmimin Earle Gray për arritje jetësore dhe Urdhrin e Kanadasë në vitin 2016. Ai do të kujtohet si një aktor i talentuar dhe njeri me vlera të shumta.
