Themeluesi dhe tastieristi i bandës muzikore angleze “Depeche Mode”, Andy Fletcher, ka vdekur në moshën 60-vjeçare, njoftoi sot bashkëshortja.

Fletcher, me nofkën “Fletch”, themeloi grupin në Basildon në vitin 1980 dhe u fut në “Rock and Roll Hall of Fame”, muzeu dhe salla e famës e vendosur në qendër të qytetit Cleveland, Ohio, dy vjet më parë.

Në një deklaratë, “Depeche Mode” tha se ishin të tronditur dhe jashtëzakonisht të trishtuar për vdekjen e parakohshme të mikut të tyre të dashur, anëtar i familjes dhe shok i grupit.

“Fletch kishte një zemër vërtetë të artë dhe ishte gjithmonë aty kur kishe nevojë për mbështetje, për një bisedë të gjallë, një të qeshur të mirë ose një birrë të ftohtë”, sipas deklaratës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: