SHBA

Kevin Conroy, i cili ishte zëri i famshëm i Batman-it në shumë shfaqje televizive, ka vdekur në moshën 66-vjeçare.
Vdekja e yllit u konfirmua të premten (11 nëntor) nga Diane Pershing, një aktore që ka punuar së bashku me Conroy në projekte të shumta.

“Lajm shumë i trishtuar: zëri ynë i dashur i Batman-it, Kevin Conroy, vdiq dje”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

“Ai ka qenë i sëmurë për një kohë të gjatë. Ai do t’i mungojë shumë jo vetëm kastit të serialit, por legjionit të tij të fansave në të gjithë botën”, shkroi ajo.

Sipas mediave të huaja aktori vuante nga kanceri. Ai nis me “Batman: The Animated Series”, i cili u shfaq nga viti 1992 deri në 1995. Zëri i tij i veçantë shpejt u bë sinonim i personazhit vizatimor, të cilin ai vazhdoi ta zërë në projekte të tjera të ndryshme gjatë dy dekadave në vijim.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: