Eshte ndarë nga jeta në moshën 69 vjeçare Margot Kidder, aktorja që u bë e famshme me rolin e Lois Lane në filmin “Superman”. Kidder vdiq të dielën në vnë shtëpinë në Livingston, Mont.

Vdekja e saj u njoftua nga Franzen-Davis Funeral Home dhe Crematory, të cilët nuk specifikuan shkakun e vdekjes.

Kidder ishte një nga aktorët më të angazhuara të viteve ’70 dhe ’80, duke u shfaqur në filma me Robert Redfordin dhe Richard Pryorin, si dhe me Kristopher Reeven në të katër filmat e “Superman”.
2-183-750x430

1-623
Karriera e saj ka pasur një ndërprerje të përkohshme në vitin 1996, pasi per një kohë ajo vuajti nga depresionin.

Kidder më pas u kthye si aktiviste sociale dhe politike, duke u bërë organizatore e Partisë Progresive të Demokratëve të Amerikës dhe ka shkruar artikuj të shumtë për botimet e majtë.

Kidder u martua tri herë. Me romancierin Thomas McGuane (ajo kishte një vajzë, Maggie), me aktorin John Heard (për gjashtë ditë) dhe regjisorin Philippe de Broca.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb