Një zyrtar policor 47-vjeçar ka humbur jetën sot rreth orës 14:45 në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, i cili ka njoftuar se pas marrjes së informacionit për një trup të pajetë në këtë lokalitet, policia dhe mjekët e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë konfirmuar vdekjen e viktimës, një mashkull 47-vjeçar, zyrtar policor.

Në bazë të të dhënave të para, ndonëse ka disa indikacione që sugjerojnë mundësinë e vetëvrasjes, policia ka nisur një hetim të plotë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit. Hetuesit po shqyrtojnë me kujdes të gjitha rrethanat e ngjarjes për të sqaruar shkaqet e vdekjes.

Policia e Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e të ndjerit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: