Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi reagon pas komenteve të Ramës mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në PD.

Bardhi thotë se Rama do mbetet vegël në dorën e krimit të organizuar dhe të hajdutëve. Po sipas tij, qytetarët nuk e besojnë më Ramën.

STATUSI I PLOTË
Vazhdo tek plehrat se je mirë. ?
Mos harxho kohën kot me procesin transparent të përzgjedhjes së kandidatëve nga PD bashkë me qytetarët, sepse nuk të beson më askush për asgjë. Shqiptarët janë mbingopur nga gënjeshtrat dhe batutat e tua të lodhura.

Ti dhe Qeveria jote e dështuar nuk ka asnjë lidhje me qytetarët. Prandaj nuk ke as bilanc, as ide, as zgjidhje për hallet e shtuara të qytetarëve. Ke qënë, je dhe do të mbetesh vegël në dorën e krimit të organizuar dhe Kryetar i denjë i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb