TIRANE– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas një interviste të aktorit Robert Ndrenika, i cili ka thënë se nuk është kundër ndërtimit të një teatri të ri, por është kundër marrjes së tokës ku ndodhet teatri.


Përmes një postimi në Twitter, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i jep garanci Robert Ndrenikes se nuk do merret asnjë milimetër nga toka ku është sot teatri.

“Lajm i shkëlqyer që i madhi Robert Ndrenika është PRO Teatrit te Ri! Asnjë milimetër nuk merret e garancia për këtë është një negociatë ku aktoret dhe arkitektet bëhen pjesë me po këtë frymë bashkëpunimi që shfaq kaq bujarisht miku ynë Ndrenika për Teatrin e Tiranën që duam”, shkruan Veliaj.
veliaj1
(BalkanWeb)

Etiketa: