Nga asambleja socialiste e Njësisë 4, Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sulmuar Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha, pas takimit që pati mëngjesin e sotëm me taksistët e Tiranës.

Sipas Veliajt, njerëzit që takoi Basha ishin të afërm të bashkëshortes së tij.

“Ju duhet të flisni me çunat dhe gocat e PD-së dhe ju duhet t’i kujtoni që nuk kanë folur kurrë për ta. Luli dhe kur del të takojë njerëz takon kushërinjtë se ka alergji nga populli. Nuk rri dot ai me popull që se njeh, po nuk ishin fisi i gruas ai nuk rri dot. Ne e kemi mundësinë se 99.99% e njerëzve nuk janë fisi i gruas së tij, madje edhe ata e dinë që ne shërbejmë më mirë kështu që duhet të flisni me ata të PD-s”, tha Veliaj.
Ai akuzoi PD-në se do të mbajë peng vendin për interesa të dy familjeve. “Ka vetëm një parti që një kontingjent të djemve dhe vajzave të rinj i ka dhënë sot besim. Janë çuna dhe goca që ngrenë dorën dhe që vendosin për këto investime që ndodhin në këtë komunitet. Kjo është diferenca ndaj duhet me fol edhe me ata”, tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb