Pas rikonstruksionit të rrugës me të gjitha standardet nga Vaqarri deri tek Pallati me Shigjeta, Bashkia e Tiranë ka nisur nga puna për zhvendosjen e tregut 500 metra.

Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar edhe pamjet nga ky transformim që ka nisur, i cili jo vetëm që do të transformojë këtë zonë, por do të ndikojë pozitivisht edhe në ekonominë e vetë familjeve rome që tregojtojnë.

“Rruga P. Shigjeta-Kombinat-Vaqarr është bërë fringo e re! Çdo çiban i mbetur është fyerje për Tiranën, sidomos tregje rrobash të përdorura me tezgat ngjitur në kohë pandemie. Nis puna për zhvendosjen e tregut 500m ku komuniteti rom e ka pagesën ZERO dhe distancën me pashë.

Askush nuk do lërë komunitetin rom pa treg. I riu, më i madh e më shumë hapësirë vetëm pak metra larg! Por askush gjithashtu nuk duhet t’i përdorë si mish për top për gjobat e ditës ndaj administratës së qytetit që as i kanë hije në 100-vjetor e në kohë pandemie këto çudi urbane”, shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb