VELIPOJE- Policia Kufitare ka pikasur një gomone rreth 7 metra të gjatë, e cila po digjej në det, ndërsa dyshohet se ishte e ngarkuar me kanabis sativa.
Gomonia është pikasur mbrëmjen e djeshme nga policia në fshatin Rrjoll të Velipojës, në zonën bregdetare në afërsi të vendit “Rëra e Hedhur”.
Dyshohet se trafikantët e kanë kuptuar që janë pikasur nga policia dhe i kanë vënë flakën gomones, më pas janë zhdukur. Policia ka gjetur një sasi droge në gomone e cila dyshohet se do trafikohej jashtë vendit, por sasia nuk bëhet e ditur.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(d.d/BalkanWeb)