Pasi identifikoi në morg trupin e Admir Muratajt, bashkë me kunatën, në një prononcim për mediat, vëllai i Admirit, Cen Murataj thotë se prej 2 vitesh nuk komunikonte me vëllain e tij.

Ai nuk e pranon që Admiri, të ketë qenë organizator i grabitjes në aeroportin e Rinasit ndërsa thotë se ende nuk e ka të qartë se prej kujt u vra vëllai i tij, nga shokët, apo nga policia. I riu hedh dyshime dhe kërkon ndihmën e policisë për ta zbardhur vrasjen.

“Ishte në kërkim vëllai, prej dy vitesh nuk kam komunikuar me të. Ne nuk e dimë kush e ka vrarë, nuk i njohim shokët, por do t’i shohim kush janë shokët, ata që e kanë lënë në rrugë ose do t’i gjejmë neve ose do t’i gjejë policia”.

Sa për faktin që ai mund të ishte organizatori apo truri i bandës, vëllai nuk e pranon, por hedh dyshime: “Besoj që janë përdorur si vegla. Do ta gjejmë fillin më vonë. Si ka mundësi që organizatori ngelet i vrarë dhe të tjerët ikin. Do ta gjejmë, do shohim”,- thotë ai.

INTERVISTA E PLOTË

Trupin e Admirit e identifikoi e shoqja, ishte ai?
Cen Murataj: Po është e vërtetë

Keni ndonjë të dhënë për ngjarjen?
Cen Murataj: Asnjë të dhënë, na vjen keq

Sa vite keni pa komunikuar për vëllain?
Cen Murataj: Shumë vite kam, dy vite…

Ju keni edhe një vëlla tjetër të dënuar nga drejtësia për grabitje, Admiri ishte i dënuar?
Cen Murataj: Mish për peshk, Admir Murataj dhe vëllai tjetër. Janë të përdorur, besoj të jenë vegla…

Vegla nga kush?
Cen Murataj: Do ta gjejmë fillin më vonë, do vijë momenti ta gjejmë se si mund të jetë…Organizator Admir Murataj ngelet i vdekur në vend të tjerët ikin? Ai ngelet mes rrugës së madhe,. i vrarë, do shohim

Ndërkohë vëllai juaj ka qenë i dënuar edhe në Greqi, për çfarë?
Cen Murataj: S’ka qënë i dënuar, ka qenë në hetim

Kur ka qenë hera e fundit që keni komunikuar me vëllain tuaj?
Cen Murataj: Dy vite ka…

Keni ju dyshime apo informacione nga kush mund të jetë përdorur vëllai juaj?
Cen Murataj: Do ta gjejmë. Po nuk e gjeti policia do ta gjejmë me mënyrat tona.

Policia ka ushtruar kontrolle në banesën tuaj?
Cen Murataj: Tani jo. Edhe në punë dhe në shtëpi ka ushtruar kontrolle më herët, por tani se ka pasur të nevojshme që të ushtrojë

A i njihni ju shokët e Admir Muratajt, me kë shoqërohej ai?
Cen Murataj: Jo, por do t’i njohim , do interesohemi. Do ti shohim kush janë shokët, ata që e lënë në rrugë. Admiri organizator ka mbetur i vrarë… Shokët ose do t’i gjejë policia ose do interesohemi t’i gjejmë ne.

Po si do ti gjeni?
Cen Murataj: Do na ndihmojë policia, do ta shohim sa organizaitor është Murataj. Ai është vegël

Vegël e kujt se është hera e dytë që e thoni?
Cen Murataj: Do ta shohim…

Dyshoni se e kanë tradhtruar shokët e tij?
Cen Murataj: Diçka duhet të jetë. Organizatori nuk vritet

Ju dyshimet i keni se është përdorur nga shokët?
Cen Murataj: Nuk e di, por i përdorur është me 1 mijë %

Në polici ju informuan si u vra?
Cen Murataj: Nuk kemi asgjë të saktë, dimë që thonë e kanë hedh shokët e vetë aty…

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb