TIRANE- Pak minuta më parë gazetarja Klodjana Lala raportoi për “BalkanWeb” se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj do të verifikohet në kuadër të ligjit Antimafia.

Sipas këtij ligji, hetimet pasurore janë ekskluzivitet i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe përfshijnë personat e bashkëlidhur me subjektin, si vëllai apo motra. Ne interpretim të ligjit në rastin konkret prokuroria mund të kryerjë verifikime edhe për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

CFARE THOTE LIGJI
Neni tre i ligjit të ri, në pikën b të pikës dy përcakton se: “Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe ndaj pasurive të personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë indirekte nga:
a) personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi) të subjekteve të pikës 1 të këtij neni për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta;
b) personave fizikë ose juridikë, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, a janë përdorur, kanë lehtësuar apo në një formë kanë ndikuar në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme nga personat e parashikuar në pikën 1 të këtij neni.
c) Të dhënat e mjaftueshme që pasuritë ose veprimtaritë e personit fizik ose juridik zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë indirekte, nga personat e përmendur në pikën 1 të këtij neni, nxirren:
i- nga marrëdhënia ndërmjet personit fizik dhe juridik me personat e parashikuar në pikën 1 të këtij neni;
ii- nga fakti që personi fizik ose juridik ka pasuri ose të ardhura që nuk përputhen dukshëm me nivelin e të ardhurave, fitimeve ose veprimtarive të ligjshme të deklaruara dhe as nuk përligjen prej tyre;
iii- nga rrethana të tjera të dobishme”.
Miratimi i këtij ligji pritet që të bëhet brenda muajve të pare të vitit 2017 pas shqyrtimit në Parlamenti.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: