TIRANE- Ndeshja vëllazërore mes përfaqësueses së Shqipërisë dhe Kosovës po luhet nën një atmosferë festive në stadiumin e Prishtinës, ndërsa portën e preku e para përfaqësuesja e Shqipërisë në pjesën e dytë të ndeshjes duke kaluar në avantazh kombëtaren tonë.

Goli u shënua nga Rei Manaj. Në minutën e ’59 Celina barazon me anë të një 11 metërashi. Rrashani ka përmbysur rezultatin në minutën e ’70 duke kaluar Kosovën në avantazh, ndërsa në minutën e ’73 Rrahmani ka vulosur rezultatin në 2-2 dhe sfida u mbyll në barazim.

src=”//www.dailymotion.com/embed/video/x3dnkcx” allowfullscreen>
Kosove – Shqiperia 2-2 (Permbledhja e golave) by Gazeta_Panorama

Përpara ndeshjes një dron ka fluturuar mbi stadium, ndërsa në nisje u këndua vetëm një himn, ai
Kombëtar, që u interpretua nga Kastriot Tusha. Edhe “Plisat” shfaqën të veshur kuqezi.

De Biazi vendosi në fushë një skuadër sulmuese, kur për herë të parë, Çikalleshi dhe Armando Sadiku do të luajnë në sulm për kuqezinjtë. Në prapavijë, nuk ka shumë ndryshime, teksa Memushaj, Xhaka dhe Basha startojnë në qendër të mesfushës, ndërsa Rrahmani nga qendërmbrojtës luan si shkatërrues. Katërshja e mbrojtës është e njëjtë, me Canën, Gjimshitin, Alijin dhe Hysajn, ndërsa në portë është
Berisha. Ndryshe nga Shqipëria, Kosova luan me skemën 4­-3­-3 me Celinën e Mançenster Sitit, Bernard Berishën dhe Halimin.

Miqësorja Kosove-Shqiperi, kendohet vetem 1 himn by Gazeta_Panorama
NDESHJA MINUTE PAS MINUTE
85′ Bie ritmi i lojës, ndeshja luhet në mesfushë dhe ndodhin shumë zëvendësime.
77′ Pranë golit Kosova. Pasim nga krahu i djtahtë drejt qendrës, vjen me shpejtësi Berisha që godet drejt portës, por pret mjaft mirë gardiani shqiptar.
73′ GOOOL! Vetëm tre minuta pas kalimit në avantazh të Kosovës, Rrahmani që gaboi në golin e dytë del në sulm dhe pas një krosimi arrin të mposhtë Ujkanin duke barazuar shifrat.
Kosove­Shqiperi 2­2 – Goli i Rrahmanit by Gazeta_Panorama
70′ GOOOL! Tjetër gol nga një debutues në këtë sfidë miqësore. Rrashani driblon Rrahmanin në skajin e vijës fundore dhe në një pozicion mjaft të vështirë godet dhe mposht Berishën. Kosova në avantazh.
Kosove-Shqiperi 2-1- Goli i Rrashanit by Gazeta_Panorama
63′ Dy zëvendësime te Shqipëria, Veseli dhe Ajeti, zenë vendin e Canës dhe Gjimshitin.
59′ GOOOOL! Celina merr përsipër 11 metërshin duke mposhtur
Berishën me një top që përplaset edhe në shtyllë.
Kosovë -Shqiperi 1-1 – Goli i Celinës by Gazeta_Panorama
58′ Taulant Xhaka prek një top me dorë brenda zonës së Berishës, dhe gjyqtari akordon 11­metërsh.
55′ GOOOOL! Kuqezinjtë kalojnë në avantazh me anë të Rei Manajt.Debutim ëndrrash për djaloshin që vetëm pas 20 sekondash aktivizim shënon me kokë nga një goditje dënimi.
Kosove-Shqipëri 0-1 – Goli i Manaj by Gazeta_Panorama
55′ Zëvendësim te kuqezinjtë, largohet nga fusha me duartrokitje Sokol Çikalleshi dhe në fushë futet Rei Manaj që debuton me Kombëtaren.
51′ Cikelleshi gjuan nga jashtë zone, por pret mjaft mirë Ujkani.
49′ Celina merr një asist në krahun e djathtë të fushës kundërshtare dhe i vetëm përballë Berishës nuk arrin të tregohet i saktë, duke e nxjerrë topin në fundore.
46′ Ka nisur pjesa e dytë, kësaj here topin e luajnë kuqezinjtë e De Biazit.
45’+1′ Përfundon pjesa e parë e miqësores mes Kosovës dhe Shqipërisë pa gola. Vlejnë të përmenden dy rastet në 10 ­minutëshin e fundit të pjesës së parë, ku Brahimi për Kosovën goditi traversën, ndërsa Hysaj për Shqipërinë nuk shënoi dot i vetëm me Ujkanin.
45′ Ledian Memushaj nis një top fantastik për Hysajn, që e stopon mjaft mirë me gjoks brenda zonës së Ujkanit, por goditja e tij me të majtën përfundon mbi traun e portës.
40′ Mërgim Brahimi nis një inkursion nga e djathta dhe godet nga distanca, por ndalet nga traversa. Kosova shumë pranë golit të avantazhit.
37′ Dy raste të shpejta në secilën portë, fillimisht Hysaj godet, por dobët dhe më pas kundërsulmon Kosova me Celinën, ky i fundit merr një pasim brenda në zonë, por nuk e kontrollon dot topin.
32′ Cikalleshi rrëmben një top në krahun e majtë, kroson dret zonës, por nuk është askush për ta shfrytëzuar.
26′ Armando Sadiku provon nga distanca por shumë e gabuar goditja e tij.
22′ Rast ideal për Kosovën, Celina kombinon bukur me Halimin dhe del i vetëm përballë Berishës, gjuan me të djathtën, por pret mjaft mirë portieri kuqezi.
18′ Pasim perfekt i Bashës për Hysajn në krahun e djathtë, lojtari driblon bukur një lojtar dhe godet me të majtën, por pret në pozicion Samir Ujkani.
12′ Basha rrëmen një top në mesfushë, pason te Cikalleshi, por ky i fundit vonohet dhe humbet shansin për të goditur.
10′ Ka rënë disi ritmi i lojës. Shqipëria administron lojën, ndërsa Kosova mundohet të bëjë presing me Bernard Berishën dhe Celinën.
06′ Bernard Berisha niset me shpejtësi nga krahu i majtë, godet drejt portës, por jashtë.
05′ Kryhet zëvendësimi, vendin e Berishës e zë Pnishi.
04′ Ilir Berisha ka mbetur i dëmtuar, mbrojtësi kosovar nuk mundet
të vazhdojë më lojën dhe do të zëvendësohet. (Panorama)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: