Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për raportin Kosovë-Shqipëri dhe të dy liderëve.

Në lidhje me marrëdhëniet mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij kosovar, Albin Kurti, Shehi tha se ‘sherrin e tyre ne e nxorën në pazar’, ndërsa më tej shtoi se njëri do të bëjë rolin e djalit të mirë të ballkanik dhe tjetri atë nacionalist ekstrem.

“Është një fjalë e urtë që thotë ‘plaçkat e pista lahen brenda shtëpisë’, ndërsa ne sherrin e Ramës me Kurtin e kemi nxjerrë në pazar dhe kjo është e dëmshme për Shqipërinë. Pse e them këtë? Rama sa doli në Parlament tha se ne jemi për një rezolutë me Kosovën, për solidarizim. Këtë mund ta bëjmë me Izraelin, me Tajvanin, por jo me Kosovën. Me Kosovën është ndryshme, duhet njësim i pozicionit është çështje ekzistenciale për shtetin tonë. Prodhojmë sinergji që e kemi të nevojshme, pasi jemi vende të vogla. Dikush do të bëjë nacionalizimin ekstrem, dikush do të bëjë djalin e mirë ballkanik, ‘open mind’, perëndimor. Duhet të kthehemi në një gjuhë më normale.”, tha kreu i LZHK-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb