Arijanet Muric, portieri i përfaqësueses së Kosovës, në një intervistë për Gianlucadimarzio.com, konfirmoi se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Sassuolo:

“Nuk kam ndërmend të luajë për Sassuolon edhe në sezonin e ri. Me përfundimin e huazimit, mbyllen edhe periudha ime këtu. Kam informuar edhe klubin për këtë vendim të marrë. Për arsye personale kam vendosur të largohet, u shpreh ndër të tjera Arijanet Muric.

Portieri i përfaqësueses së Kosovës pritet të rikthehet tek Ipswich, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: