TIRANË- Me vendim të Këshillit të Ministrave, ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti është emëruar zv.ministre e Brendshme.
Ky vendim është marrë këtë të enjte në mbledhjen e qeverisë.
Kujtojmë se më herët, Anisa Ruseti ka mbajtur dhe postin e Drejtoreshës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.
Njoftimi;
Njëherësh u miratuan edhe disa emërime dhe propozime për anëtarë në insitucione të ndryshme:
– Znj. Anisa Ruseti emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
– Propozim Kuvendit për emërimin e znj. Diana Dervishi anëtar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
– Propozim Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së znj. Olta Rushaj sianëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
