Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka kritikuar vendimet e marra nga PD në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Idrizi tha se rrëzimi i Ramës është detyrë e opozitës, dhe jo të merret vendim për këtë. Për kreun e PDIU-së opozita sot duhet të jepte alternativën e saj, se cfarë do të bëjë me arsimin ekonominë, cila është alternativa e saj për të qeverisur.

‘Studentët nuk duhet t’i linim vetëm. Opozita duhet të fuste kokën e shpirtin brenda për t’i mbështetur, u ngritën për përgjysmin e taksave, prindërit e tyre s’kanë mundësi t’i cojnë në shkollë. Opozita duhet të ishte shpresë per ta, e bashkuar e qartë, duhet t’i jepte zgjidhje gjithë pyetjeve. Ç’do bëjnë me ekonominë arsimin. Sot jo nesër.

S’e kuptoj dot si mund të merret vendim të heqë Ramën? Ka ndonjë detyrë tjetër opozita? Detyra është të shpalosë platformën. Shqiptarët sot kanë nevojë për zgjidhje dhe opozita duhet të japë alternativën e saj pse do të vijë në pushtet, për të ndryshuar qeverisjen, jo vetëm për të zëvendësuar një emër.’- tha Idrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb