Gjykata Europiane e Drejtësisë ka marrë një vendim, në lidhje me mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e punëtorëve, i cili parashikon që koha e shpenzuar duke udhëtuar për në punë, për punëtorët që nuk kanë një zyrë fikse duhet të konsiderohet kohë pune. Deri më tani kjo kohë nuk është konsideruar e tillë nga shumë punëdhënës, ndaj shumë personave u është dashur të punojnë më shumë se 48 orë në javë, pa iu paguar ato.

Ky vendim kërkon që të gjitha firmat e kompanitë t’i përshtaten rregullores së re të BE-së. Sipas BBC, punëdhënësve do t’u duhet të organizojnë orarin e punës për punëtorët në bazë të distancës së punës nga shtëpia.

“Mijëra punëtorë mund të shkelin tani rregullat e kohës së punës në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë për BBC avokati Chris Tutton.

Direktiva e BE për punën është e projektuar në mënyrë të tillë që të mbrojë punëtorët nga shfrytëzimi i punëdhënësve.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb