Kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti ka pranuar vendimin e Gjykatës Supreme e cila nuk e rrëzon atë të Kushtetueses disa ditë më parë për ndalimin e kandidimit të Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoti thotë se në garë për kryeministër apo në zgjedhje do të jetë përballë me njerëz që nuk kanë probleme me ligjin.

Sipas tij, Kurti i cili ishte kryeministri paraardhës nuk e ka pasur të drejtën të ishte as deputet apo kryeministër i Kosovës pasi ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë në 3 vitet e fundit.

“Dëshiroj që jem në garë me njerëz që nuk kanë probleme me ligjin. Kushdo që i plotëson këto kushte elementare pres të ballafaqohem me të gjithë për të gjitha fushat: ekonomi, shëndetësi, arsim.

Ata që kanë probleme me ligj nuk është dashtë të mbajnë poste publike. Nëse e shihni vendimin e Gjykatës Kushtetuese e shihni se kryeministri paraprak nuk ka pasë të drejtë të jetë as deputet as kryeministër”.- tha Hoti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb