Deputeti Tritan Shehu e ka cilësuar të rëndë vendimin e KLGJ për të mbyllur Gjykatën e Përmetit.

Sipas Shehut, këto veprime jo vetëm shkatërrojnë një traditë e vlerë, por edhe qytetarët në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Shehu thotë se qytetarët e të zgjedhurit e tyre lokalë duhet të protestojnë fuqishëm në atë Qark.

Postimi i Tritan Shehut:

KLGj, kryen nje akt “inkuizicional” ndaj Permetit.
Propozimi i tanishem i ketij organizmi per te mbyllur Gjykaten e Permetit, eshte nje veprim shume i rende ndaj asaj treve e popullate vlerash, kulture e traditash.

Nje veprim ky i paralajmeruar prej kohesh, se bashku me nje sere veprimesh te me pareshme ose qe pritet te ndodhin, ndaj institucioneve te drejtesise se Qarkut te Gjirokastres.

Veprime keto qe jo vetem shkaterrojne nje tradite e vlere, por qe realisht demtojne rende qytetaret ne zgjidhjen e problemeve te tyre.
Duket kjo si nje pasoje direkte negative e vete reformes ne drejtesi!

Qytetaret e te zgjedhurit e tyre lokale duhet te protestojne fuqishem ne ate Qark!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: