Bayern i surprizoi të gjithë duke larguar nga pankina trajnerin Julian Nagelsmann. Edhe pse tekniku po bënte mirë te kampionët e Gjermanisë, drejtuesit nuk e panë të arsyeshme të vazhdojnë bashkëpunimin. Sulmuesi i njohur, Robert Lewandowski ka mbetur i habitur nga ky vendim i bavarezëve.

“Shkarkimi i Nagelsmann ishte një surprizë edhe për mua. Skuadra po ecte shumë mirë në Champions League. Titulli në Bundesliga ishte i arritshëm, edhe pse niveli i lojës nuk ishte ai i dëshiruari.

Lamtumira nga Bayern? Në atë moment ndjeja që po të qëndroja më tepër në Gjermani, nuk do të isha argëtuar. Ka qenë gjithnjë dëshira ime për të provuar një kampionat tjetër nga Bundesliga.

Luajta në Gjermani për 11 vite dhe kisha kuriozitetin për të mësuar një gjuhë të re dhe për t’u rritur”, – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: