TIRANË– Të shtunën e 9 marsit, të gjitha shkollat në vendin tonë do të zhvillojnë procesin mësimor.

Ministria e Arsimit ka marrë këtë vendim për të zëvendësuar pushimin e 27 nëntorit të vitit të shkuar, ku shkollat zhvilluan pushim për shkak se në atë datë ishte e hënë dhe ndiqej nga e marta dhe e mërkura si ditë pushimi zyrtar për shkak të festave të shpalljes së Pavarësisë dhe Çlirimit, përkatësisht më 28 dhe 29 nëntor.

Vendimi u lajmërua sot nga ministria e Arsimit dhe mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm të saj, Erzen Tola.

Ende nuk dihet nëse edhe administrata publike do të jetë në punë gjatë kësaj të shtune.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb