Agjencia e OSHEE-së Kavajë përfundoi procesin e vendosjes se matësave për abonentët që faturoheshin aforfe, duke përmbushur angazhimin e shoqërisë dhe të Ministrisë së Energjisë, për eliminimin e pabarazisë në sasinë e konsumin dhe pagesave të energjisë elektrike.

Kavaja, pjesë e Drejtorisë rajonale Durrës, mbylli instalimet e fundit të 600 abonentëve, familjarë dhe privatë, të cilët shtrihen një pjesë e mirë në zona te rëndësishme turistike bregdetare.

Plator Mehmeti, kreu i OSHEE-së për rajonin e Durrësit deklaroi për mediat se, procesi po ecën me ritme optimiste dhe se brenda javës do të mbyllet instalimi i matësave për abonentët që faturohen aforfe për Durrësin dhe Shijakun, por nga ana tjetër, sfidë mbetet procesi në agjencinë Krujë, ku me sa duket janë hasur problematika në terren.

“Angazhimi ynë ligjor është për ta mbyllur procesin e heqjes se aforfesë brenda muajit qershor. Me këtë rast, dua t’i bëj thirrje të gjithë abonentëve të mos pengojnë procesin, t’i përgjigjen pozitivisht bashkëpunimit me strukturat e OSHEE-së, të cilat janë duke punuar edhe gjatë orarit të pasdites. Në korrik, kush abonent është pa matës do t’i ndërpritet energjia elektrike, sikurse kush e dëmton pajisjen do të procedohet penalisht”, deklaroi Mehmeti.

Konkretisht, në Durrës kanë mbetur edhe 200 matësa për tu vendosur.

OSHEE sqaron se procesi i vendosjes së matësave mbyllet në qershor, që do të thotë se faturat reale të nxjerra nga sahati do të gjenerohen në fundit të korrikut për tu paguar në gusht.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: