UASHINGTON

Presidenti amerikan Donald Trump tha këtë të shtunë se për situatën në Venezuelë, krizën në këtë vend, mund të bisedojë me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin.  “Të dini diçka të sigurt. Situatën në Venezuelë do ta diskutoj gjerësisht. Për krizën atje jam i gatshëm të flas me Putin, por edhe me presidentin Xi të Kinës”, tha ai, shkruan “Reuters”.

Këshilltari i sigurisë kombëtare të Amerikës John Bolton tha të premten se Trump ishte i vendosur të fliste në telefon së shpejti me Putin. Ai tha gjithashtu se vendi i tij e shihte vendosjen e trupave të shteteve të tjera në Venezuelë si një kërcënim për rajonin. Mediat transmetojnë se janë parë avionë ushtarakë rusë dhe ndihma nga Rusia të “zbarkojnë” në Venezuelë.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb