Rusia ka ndërmarrë sot një veprim të papritur. Federata e Futbollit të këtij vendi ka tërhequr ankimimin e bërë në CAS të Lozanës për FIFA-n,  për pezullimin nga Play Off i Kupës së Botës.

Në fuqi mbeten vetëm kërkesa  për pjesëmarrjen e ekipeve në kompeticione europiane si Uefa Europa League dhe Champions League. Gjithsesi, e vështirë, pasi shtëpia e drejtësisë sportive në Zvicër ka refuzuar kategorikisht që vendimi të kthehet mbrapsht.

Kjo Kombëtare shpreson që të kthehet në aktivitetet ndërkombëtare të UEFA-s që në muajin qershor kur ndeshja e parë e kombëtares së saj është me Shqipërinë në Ligën e Kombeve.

 

R4
R4

Sipas asaj që shkruhet, Rusia ka tërhequr ankimimin ekzaktësisht me 30 mars. Vlen të theksojmë se kjo Përfaqësuese po shikon për zgjidhje të tjera, ku po merret parasysh bashkimi me konfederatën aziatike. Kujtojmë që pezullimi erdhi pas nisjes së sulmeve në tokën ukrainase, pak javë më parë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: