340 mln lekë të rinj po ndahen nga Ministria e Kulturës për 180 projekte artistike. Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka sqaruar kriteret e shpalljes fitues të 180 projekteve nga 500 aplikime. Shuma në total që ndahet është 340 mln lekë të rinj, por ministria nuk ka bërë publike, shumën që merr secili projekt as komisionin përzgjedhës ndërsa dha një përgjigje për konfliktin e mundshëm të interesit.

34 festivale, 34 performanca muzikore, 37 projekte trashëgimie, e 41 për dixhitalizim. Por Ministrja pranon që numri i projekteve që mbështeten në veri të vendit është shumë i vogël, aq sa Durrësi është shtyrë drejt veriut në grafikë.

Sivjet është fondi më i madh prej 2014-ës, që iu jepet projekteve, por pa specifikuar shumën për secilin. Ministrja tha se është menduar që këtë vit përmes Teatrit Eksperimental, do të këtë një fond për krijimtarinë e artistëve të rinj në teatër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb