Kosova u përball me Izraelin me 9 nëntor në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Fitorja 1-0 e “Dardanëve” duket se nuk do kalojë pa pasoja, pasi UEFA ka nisur procedurat hetimore në lidhje më vërshëllimat e tifozëve vendas në “Fadil Vokrri” gjatë ekzekutimit të himnit izraelit.

“Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të merret me këtë rast në kohën e duhur”, thuhet në deklaratë. Instanca më e lartë e futbollit në Europë do të marrë shpejt vendimin përfundimtar, ku nuk përjashtohet një gjobë e mundshme.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: