Gazetarja Ida Ismalaj raporton për News24 dhe BalkanWeb një version ndryshe të ngjarjes në Velipojë që ka treguar vetë nipi i familjes Doda në Bathore.

Personi që ka dëshmuar thotë se Indrit Bajraktari drejtonte skafin por në bord kishte dhe vajza të tjera. Sipas tij një manovër e gabuar në një kthesë ka bërë që vajzat të rrëzohen.

Nga dëshmia, thuhet se 17- vjeçarja Enisa Doda nuk dinte not dhe s’kishte jelek shpëtimi, kurse vajzat e tjera dinin not prandaj dhe shpëtuan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb