Çështja e emigrantëve që mbërrijnë në Itali dhe që më pas do të strehohen dhe do të trajtohen në Shqipëri është kthyer në një debatet më të nxehta jo vetëm përtej Adriatikut.

Shumë ekspertë të çështjeve për emigrantët dhe të drejtave të njeriut kanë dalë kundër këtij protokolli. Një ndër ta, Fabrizio Coresi, thotë se përtej delikatesës dhe të drejtave, kjo ka kosto shumë të madhe për Italinë.

“Është një vendim krejtësisht irracional po të kihet parasysh fakti që vetëm 10% e personave që marrin urdhër largimi dhe, për rrjedhojë, duhet të dëbohen nga Italia, arrijnë të riatdhesohen. Jemi përballë një politike që nuk funksionon. E lëre më zhvendosjen në Shqipëri. Dhe gjithsesi, duhet thënë se duhet t’i kthejmë në Itali që të mund t’i riatdhesojmë, me një shpenzim të mëtejshëm ekonomik” – u shpreh Fabrizio Coresi i “AcionAid Italia”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb