Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me bisedimet për arritjen e marrëveshjes mes Rithemelimit dhe maxhorancës. Ai lëshoi akuza në drejtim të Ramës, ndërsa shtoi se ai po bën pazar për Reformën Zgjedhore.

REAGIMI I ALIBEAJT
Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar për Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar!
Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë.
Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: