Burnley kryesues ka vulosur rikthimin në Premier League vetëm një sezon pas rënies nga Kategoria, duke mposhtur Middlesbrough dhe duke shkuar 11 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt dhe 19 të tilla më shumë se vendi i tretë Luton, teksa kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje për t’u luajtur.

“Clarets” dështuan keq vitin e kaluar, fillimisht nën drejtimin e Sean Dyche dhe më vonë Michael Jackson, duke përfunduar edicionin tre pikë pas Leeds në vendin e 18-të. Por qëndrimi i tyre në Championship këtë herë ka qenë i shkurtër, pasi Vincent Kompany u emërua në krye të ekipit për t’i dhënë frymë të re grupit.

Kompany e ka udhëhequr skuadrën drejt 25 fitoreve në 39 ndeshje të kampionatit.

Disfata e tyre e fundit në ligë ishte në nëntor dhe Burnley ka humbur vetëm dy herë gjatë gjithë sezonit në Championship, ndërsa ka arritur gjithashtu në çerekfinale të Kupës FA ku ecuria e tyre u ndërpre nga ish-klubi i Kompany gjatë kohës kur luante futboll, Manchester City.

Burnley synon që të bëjë një merkato pozitive, për të mos diskutuar më më pas një rënie të mundshme nga elita.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb