Në ekipin kombëtar në ndeshjen ndaj Polonisë sulmuesi Myrto Uzuni nuk arriti të linte gjurmë pavarësisht formës fantastike që po kalon te Granada në La Liga 2.

Uzuni ka arritur të shënojë 20 gola në kampionat dhe te Granada po krenohen me bomberin shqiptar. Faqja zyrtare e klubit spanjoll shkruan se Uzuni është sulmuesi i katërt më i mirë në Europë me mesataren 0.63 gola për ndeshje të luajtura. Ai kalohet vetëm nga Haland me 1.04 gola, Osimhen me 0.73 gola dhe Kylian Mbape me 0.7 gola për ndeshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb