Veteranët e Luftës së Dytë Botërore në Britaninë e Madhe po iu bëjnë thirrje të rinjve që të rrinë në shtëpi, pasi kështu do të shpëtojnë kombin e tyre dhe planetin nga koronavirusi.

Harry Fenn, 95 vjeç, nga Jersey ishte 19 vjec, kur kur zbarkoi në plazhet e Normandisë si mjek i Marinës Mbretërore më 6 qershor 1944. Feen iu ka kërkuar të rinjve që të ndjekin këshillat e Qeverisë, pasi numri i të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar sa vjen e rritet.

“Në vitin 1944 ishte detyra ime që të ndihmoja. Sot lufta juaj është më e lehtë thjesht qëndroni në shtëpi dh kështu shpëtoni jetë njerëzish”, deklaroi veterani.

Ndërkohë, Jack Bouden 98 vjec nga Boltoni ka bërë një mrekulli, pasi u testua fillimisht pozitiv me koronavirus, mirëpo pasi qëndroi në banesë për shumë kohë, tashmë ka dalë negativ. Ai nxit njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi.

Edhe në Britaninë e Madhe, situata është e komplikuar, për shkak të koronavirusit dhe njerëzit po qëndrojnë në banesat e tyre për të shmangur përhapjen e virusit vdekjeprurës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb