Trajneri i Norvegjisë, Lars Lagerbak, tregoi supermacinë e tij si një trajner i vjetër përballë të riut Panuçi. 69-vjeçari ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli, në dallim nga kolegu i tij, Panuçi, që qëndroi përgjatë gjithë takimit në shi.

Në një intervistë pas ndeshjes ai u shpreh se iu duk e pakuptimtë qëndrimi i italianit në shi.

“Nuk e di pse Panuçi qëndroi aty në shi. Ndoshta ai kishte nevojë të qetësohej, meqë nuk po luanin edhe aq mirë. Shumë trajnerëve u pëlqen që të qëndrojnë aty, nuk e di pse”, tha Lagerbak.
panuci-ne-shi
Sipas tij, trajnerët e bëjnë shumicën e punës në stërvitje dhe nuk kanë nevojë të qëndrojnë në këmbë për të udhëzuar skuadrën gjatë ndeshjes.

“Dua të them se trajnerët e bëjnë 90% të punës para ndeshjes, sa i përket organizimit të skuadrës. Kur fillon ndeshja, është e vështirë të komunikosh me ekipin. Unë dola nga fundi i ndeshjes vetëm sepse dëshiroja që ekipi të luante më shumë në mbrojtje të rezultatit.” – tha suedezi.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/veterani-lagerbak-i-jep-leksion-panucit-nuk-e-di-pse-qendroi-ne-shi-ndoshta-kishte-nevoje-te-qetesohej/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb