Pas vetëvrasjes së 41-vjeçares, Bedrie Loka në Durrës, e cila dyshohet se ishte bullizuar me profile false në rrjetet sociale, ka reaguar këngëtarja, Zajmina Vasjari, e cila rezulton pronare e fasonerisë ku punonte e ndjera.

Vasjari pretendon se ngjarja nuk lidhet me profilin e rremë në TikTok, ku e ndjera përflitej me fjalë të rënda.

“Tani do prehesh ne paqe Bedrie! U përpoqa shume dje te zbardhja historinë tënde nga lajmi i rremë qe portalet te përfshinë, por për fat te keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje te dhunuar se ndoshta është shume e dëgjuar, por historia e tik tokut do ishte lajm me i klikuar. Për fat te keq sot edhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e vërteta. Ti ishe një grua e bukur, e zonja, e forte, një nga punëtoret me te shkëlqyera të kompanisë tone, e ndershme dhe një nënë shembullore. Ngushëllime te përzemërta familjareve!”, shkruan Zajmina Vasjari.

Për ngjarjen është arrestuar bashkëshorti i gruas, i cili dyshohet se dhunonte 41-vjeçaren.

Zajmina Vasjari
Zajmina Vasjari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb