Komisioni i Venecias miratoi sot Opinionin final për vettingun në Politikë. Në njoftimin zyrtar në faqen on line të komisionit thuhet se komisioni konstaton se projektligjet kushtetuese që mundësojnë verifikimin e politikanëve në Shqipëri, duke përfshirë vlerësimin e marrëdhënieve të tyre me krimin e organizuar, nuk ofrojnë udhëzime dhe masa mbrojtëse të përshtatshme për një proces të tillë të ndjeshëm dhe mund të çojë lehtësisht në shpërdorim të pushtetit.

“Duke pranuar synimin legjitim për të hequr të korruptuarit dhe ndikimin e tyre nga qeverisja dhe jeta politike, Komisioni i Venecias shpreh shqetësimin se mungesa e qartësisë ligjore dhe sigurisë lidhur me fushëveprimin dhe zbatimin e procedurës së propozuar të verifikimit mund të çojë në implikime të rënda për të drejtat e atyre subjekteve për të.” thuhet në njoftimin zyrtar

Opinioni i Venecias vë në dukje se nuk është e qartë se kush do të jetë përgjegjës për verifikimin dhe nëse kjo do të bëhet nga një organ gjyqësor ose i pavarur. Nuk ka qartësi ligjore nëse skualifikimi duhet të jetë i përhershëm ose i kufizuar dhe nuk ka garanci për të siguruar që procesi të mos përdoret në mënyrë të njëanshme politike ose arbitrare. Sipas ekspertëve kushtetues të Këshillit të Evropës.

Lidhur me zyrtarët e zgjedhur, Komisioni i Venecias gjen propozimin në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe Kodin e Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore, sepse shqyrtimi nëse dikush ka kontakte me personat e përfshirë në krimin e organizuar mund të  përdoret lehtë për kufizimin e të drejtës për zgjedhje të lira, pavarësisht nga natyra e kontakteve.

Duke qenë se verifikimi ka për qëllim të zbatohet edhe për zyrtarët e pazgjedhur, opinioni thekson se paqartësitë rreth fushëveprimit dhe zbatimit të saj e bëjnë të vështirë garantimin e të drejtave sipas nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Duke marrë parasysh dispozitat ekzistuese kushtetuese në lidhje me legjislacionin dhe mekanizmat e tjerë demokratikë, Komisioni i Venecias beson se vlera e shtuar ligjore e amendamenteve të propozuara është në pikëpyetje (e diskutueshme).

Venecia

Ndërkohë deputetja e PS, Klotilda Ferhati tha se PD ka deklaruar se nuk ka asnjë amendim për këtë draft. “Ne si PS kemi deklaruar se nuk kemi asnjë amendim. E vetmja gjë që shtohet nga vetë Komisioni i Venecias janë vendime të gjykatës së Strasburgut që japin referencë raste të tilla.
Nënkomisioni dhe Komisioni i Venecias shqyrtojnë çështje teknike dhe mund të bëjnë ndërhyrje politike. Ndërkohë amendimet që sjellin palët janë amendamente politike. Amendamenti i votuar sot nga Venecia është tërësisht teknik. PD nuk ka sjellë asnjë amendament. Që të pranohet amendamenti i PD është totalisht i pavërtetë”, deklaroi Ferhati.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb