Analisti Edvin Kulluri ka komentuar incidentet me hedhjen e vezëve në Kuvend, duke deklaruar se ky veprim ka dëmtuar më shumë autoritetin e Parlamentit sesa vetë aktet e tjera të protestës.
Sipas tij, hedhja e vezëve nuk përbën dhunë, por një formë simbolike proteste, ndërsa theksoi se Parlamenti nuk përfaqëson më shoqërinë shqiptare, por vetëm partitë politike.

Kulluri u shpreh se protestat e dy muajve të fundit kanë delegjitimuar qeverinë dhe kanë goditur sistemin politik. Ai shtoi se, nëse Edi Rama largohet nga posti i kryeministrit, nuk është e sigurt nëse do të mbetet i lirë, duke iu referuar dosjeve hetimore që, sipas tij, ekzistojnë ndaj zyrtarëve të qeverisë.

Ai kritikoi gjithashtu kryeministrin për distancimin nga vartësit e akuzuar, duke thënë se nuk mund të pretendojë se nuk kishte dijeni për veprimet e tyre.
Në vijim, au akuzoi Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike për marrëveshje të ndërsjella politike, duke thënë se protestat kanë nxjerrë në pah “pazaret” mes dy forcave kryesore. Sipas tij, në vend që opozita të përqendrohej te qeveria, ajo sulmoi Elisa Spiropalin.

Ai ironizoi reagimet ndaj hedhjes së vezëve, duke deklaruar se “vezët dhe domatet i kanë pak”, ndërsa renditi si probleme shumë më të mëdha krimin e organizuar, skandalin e AKSHI-t, luksin e disa zyrtarëve dhe pastrimin e parave në bregdet. Në fund, Kulluri tha se politikanë të tillë “nuk do të mbahen mend” dhe se “nuk kanë asnjë atribut”.

“Vezët ua kanë ulur autoritetin Parlamentit dhe kjo është e dukshme, një vezë e ul më shumë autoritetin politikës se sa një gur. Për më tepër edhe opozitës dhe “gogolit” Berisha. Të gjuash me vezë nuk është dhunë, dhuna jopropocionale. Parlamenti nuk përfaqëson shoqërinë shqiptare, por vetëm partitë politike. Dy muajt e fundit qeveria është delegjitimuar. Protesta ka goditur sistemin politik. Nëse Rama ikën nga karrigia e kryeministrit nu është i sigurt nëse do të jetë i lirë apo jo. Janë gjithë ato dosje hetimore atje. Nuk mundet që kryeministri të akuzojë vartësit e tij e të thotë se nuk dinte gjë për ta.
Por protestat kanë demaskuar qartë edhe pazaret e dy partive të mëdha politike. Ne e pamë se si Berisha në vend të sulmonte Ramën, sulmonte Spiropalin. Këta i bëjnë shërbime njëri-tjetrin, për turpin e tyre, vezët dhe domatet i kanë pak. Këta mërziten për dy vezë, ndërkohë që krimi i organizuar bën namin, kemi skandalin e AKSJIT, fustani i Zegjinesë 5 mijë euro, vishen me Armani, po ndërtojnë e pastrojnë paratë gjithë bregdetin. Lamallari ankohet pse u godit me vezë, janë njerëz që nuk do mbahen mend, që nuk kanë asnjë atribut.
Kë përfaqësojnë këta, një pjesë përfaqëson Edi Ramën dhe një tjetër Sali Berishën. Si mund të tërhiqet Rama ku nga tërheqja mund të përfundojë te qelitë e Burgut 313-të. Ju e dini se shkuan te dy institucionet KKT e AZHT për dokumentet SPAK-u, ju e dini librin “Albanian Files”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb