Ëndrra për të parë zikaltër Arturo Vidal është e destinuar të mbetet e tillë. Mesfushori kilian, i cili prej kohësh ishte kthyer në objektivin kryesor të Interit, nuk mund të largohet nga Barcelona në këtë merkato dimri, për këtë është e sigurt e përditshmja spanjolle “Sport”.

Sport
Sport

Klubi blaugrana i ka komunikuar lojtarit se nuk do të lihet i lirë në janar pasi konsiderohet si një pikë e rëndësishme në skuadër. Gjithnjë sipas “Sport” ka qenë trajneri Valverde ai i cili ka vendosur veton mbi të ardhmen e Vidal duke i premtuar se do ta aktivizoj në vazhdimësi. Ziklatërit të cilët deri më tani kishin përqendruar të gjithë forcat mbi kilianin janë të detyruar të ndryshojnë objektiv.

Eriksen
Eriksen

Në majën e listës së dëshirave ka përfunduar Christian Eriksen, një opsion që është më i mundshëm. Fantazisti danez preferon Real Madrid por nuk do të ishte kundër një transferimi në Milano, gjithnjë nëse Inter i plotëson kushtet ekonomike. Eriksen është një opsion që mund ti kushtoj klubit zikaltër 25 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb