Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, ka qenë protagonisti i fitores 3-1 të skuadrës së Grasshoper ndaj Bazelit në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit zviceran, në atë që është një nga klasikët e tij.

Grasshoper ka fituar ndaj rivalëve historikë me një ndeshje shumë të mirë, të vendosur që në pjesën e parë teksa tundi tre herë portën e skuadrës mike, në radhët e të cilës mungonte Taulant Xhaka i cili vuan ende pezullimin nga sezoni i kaluar.

Goli i rezultatit të përkohshëm 2-0 erdhi pikërisht nga këmbët e Abrashit, i cili pasoi për Morandin në minutën e 16 të ndeshjes pas një aksioni spektakolar nga e djathta, duke dhënë më pas asistin perfekt për shokun e skuadrës. Kjo ishte fitorja e parë e Grasshoper në këtë sezon, ku do të tentojë që të renditet me skuadrave që luftojnë për një vend në zonën e Europës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: