Një aksident i dyfishtë është regjistruar sot në Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi në aksin Milot-Rrëshen.

Për pasojë disa persona raportohet se kanë mbetur të plagosur, ndërsa nuk dihet numri i saktë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Elidon Ndreka, një makinë ka shpërthyer në flakë.

Ndërkohë disa kalimtarët të rastit i kanë dhënë ndihmë të plagosurve, duke i nxjerrë nga mjetet që janë dëmtuar thuajse totalisht.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb