Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur Kombinat. Një mjet, tip ‘Mercedez Benz’ me targa AA 779 HE ka goditur nga pas mjetin, tip ‘Range Rover’, me targa AA 444 VC. Si pasojë e goditjes së fuqishme kanë mbetur të plagosur dy shtetas, shoferi dhe pasagjeri i mjetit tip ‘Benz’, ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, edhe pse kanë marrë shumë goditje në pjesë të ndryshme të trupit. Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore, që po punojnë për këqyrjen e vendngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Paraprakisht mendohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë me të cilën ishte duke udhëtuar mjeti tip ‘Benz’ dhe lagështirës në rrugë. Mësohet se ‘Benzi’ ka dashur të parakalojë por ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga prapa mjetin Range Rover.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: